Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka quajtur ekstremist avokatin Tomë Gashi duke thënë se ka shumë të tillë në Prishtinë.
“Urrejtja e ekstremistëve të ndryshëm në Prishtinë, përfshirë Tomë Gashin, ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq është një urrejtje për paqen dhe të ardhmen”, deklaroi sot Gjuriq, shkruan Tanjug.
Kallëzim penal ndaj Aleksandër Vuçiq nga avokati i familjarëve të viktimave të Reçakut, transmeton Klan Kosova.
“Kjo konfirmohet më së miri nga protesta e Vetëvendosjes në Tiranë kundër përpjekjeve për të qetësuar marrëdhëniet politike në rajon dhe përinkurajimin zhvillimin e përbashkët ekonomik dhe duke liberalizuar lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”.