Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, konkretisht te “Qershiat e Llapashticës”.
Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve janë të përfshira dy vetura, ku përveç dëmeve materiale kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila ka deklaruar se bëhet fjalë për lëndime të lehta.
“Rreth orës 17:50 në atë lokacion ka ndodhur një aksident trafiku mes të dy veturave, ku nga ky aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Rexhepi.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, raporton Llapi.info.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës dërguar medieve, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente, prej tyre 18 kanë përfunduar me persona të lënduar, kurse 27 vetëm me dëme materiale.