Sulmuesi shqiptar Adnan Januzaj, sonte ka pasur natën e tij, pasi ka realizuar het-trik.
Sulmuesi shqiptar realizoi tre gola të bukur në Kupën e Mbretit kundër CD Becerril, ndeshje që Real Sociedad e fitoi me rezultat 0-8.
Ai fillimisht shënoi për 0-2 në minutën e 44-të, për 0-2 shënoi në minutën e 46-të, derisa realizoi edhe për 0-5 në minutën e 63-të, raporton RTK.
Januzaj ishte njëri nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e sotme.