Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit në zgjedhjet 6 tetorit Vjosa Osmani është takuar të enjten në Prishtinë me një delegacion gjerman.
Para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë edhe nënkryetarët e kësaj partie Agim Veliu, Lutfi Haziri, dhe disa zyrtarë të tjerë, shkruan Front Online.
Edhe pse në medie është raportuar se Osmani nuk është pjesëmarrëse në këtë takim, ajo është parë duke përshëndetur në Selinë Qendrore të LDK’së me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.