Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëvedhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, shkruan InLajmi.
Ky vendim përfshinë hapësirat publike dhe zonat e banuara nga data 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2020, ku tutje thuhet se po ashtu është kërkuar nga mësimdhënësit që në minutat e parë të orës mësimore t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund t’i marrin gjatë përdorimit të tyre.
Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën prej 100 euro.
“Komuna e Drenasit, respektivisht, Kryetari Ramiz Lladrovci, ka marr vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2020.
Duke qenë në prag të festave të fundvitit dhe mjetet piroteknike/fishekzjarrët po shitën në treg, Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike dhe zona të banuara për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojnë në ambient.
Po ashtu, Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga Drejtorët e shkollave në Drenas që mësimdhënësit që minutat e parë të orës mësimore t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund të marrin gjatë përdorimit të tyre dhe dëmet që mund të shkaktojnë ato në ambient”,thuhet ne njoftim./InLajmi/