Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një shteti. Por, përveç kësaj pike, Kushtetuta ka qenë pjesa më e mjegullt dhe drithëruese që ka përcaktuar në mënyrë vendimtare rrjedhën e zhvillimeve politike. Kësisoj, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë pritur me shumë dramë në vend.
Ishte vera e vitit të largët 2014. Më 8 qershor ishin mbajtur zgjedhjet e përgjithshme ndërsa më 10 qershor ishte lidhur koalicioni që përjashtonte partinë e parë, PDK-në, mes katër partive tjera parlamentare. U quajt VLAN. Por, që ky koalicion të formalizohej dhe të formohej qeveria e re, Haradinaj edhe ajo shkaku i kryeministrit me atë mbiemër, duhej që Gjykata Kushtetuese të sqaronte situatën.
Dhe, Kushtetuesja partinë/koalicionin që dilte i pari në zgjedhje e bënte praktikisht fitues të zgjedhjeve duke i dhënë mundësinë që të kishte në mënyrë automatike të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Në atë rast PDK-së. Në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje.
Natyrisht, duke qenë se Vetëvendosje do të ketë pozitën e të parit të qeverisë, do të detyrohet që ta propozojë një kandidat të LDK-së për kryetar të Kuvendit.
Por, pyetja që e bëjnë plot lexues të Periskopit është megjithatë e një natyre tjetër: çka ndodh nëse Albin Kurti nuk arrin ta formojë Qeverinë brenda 15 ditësh?
Nëse Vetëvendosje dhe LDK nuk bëjnë marrëveshje për koalicionin e ri qeveritar, atëherë del se z.Kurti nuk do t’i ketë votat e nevojshme [61] për ta formuar qeverinë.
Vetëvendosje i ka 29 deputetë me komunitetet pakicë del se numri i votave për Kurtin do të ishte 49. As me 6 deputetët e Nismës Socialdemokrate, kjo parti politike nuk do të arrinte të formonte qeverinë.
Dhe, nëse do të dështonte në përpjekjen e parë prej 15 ditësh, atëherë Kushtetuta sipas Aktgjykimit të vitit 2014 [Rastin Nr. KO103/14] në lidhje me rastin kishte thënë se do të ofroheshin edhe 10 ditë tjera për një kandidat tjetër sipas së njëjtës procedure, , përcjell Periskopi
Pra, Gjykata Kushtetuese kishte sqaruar se Kurti mund ta ketë vetëm një mundësi për ta formuar qeverinë e tij, dhe këtë gjë mund ta bëj për 15 ditë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, në këtë rast z.Hashim Thaçi, e ka në diskrecionin e tij se kujt t’i ofrojë mundësinë për të formuar qeverinë pas z.Kurti.