Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ky subjekt është duke e bërë kthimin dhe ndryshimin e madh andaj duhet të krijohet njw formulë për të qeverisur mirë.
Abazi ka theksuar se qytetarët më 6 tetor kanë treguar se janë për ndryshim të madh, duke u dhënë votën LVV-së dhe LDK-së.
“LVV po bën kthimin dhe ndryshimin e madh duke kërkuar formulë funksionale për qeverisje efektive, të qëndrueshme politikisht dhe me mirëbesim të plotë më partnerin e koalicionit. Kjo është edhe çasje obliguese që ka dalë nga vota e ndryshimit të madh duke lënë ne opcion vetëm LVV dhe LDK. Zgjedhjet për herë të parë e kanë vendosur vijën e kuqe duke ndarë opcionin qeverisës për ndryshim dhe ka përjashtuar nga opcioni ata dhe ato parti që e kanë dështuar shtetin dhe interesin e qytetarit”, theksoi ai.
“Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Dallimi është i madh, në të kaluarën subjektet politike kur kanë siguruar kryeministrin janë kënaqur e mjaftuar dhe as që kanë qarë kokën për programin e aq më pak për integritetin dhe profesionalizimin e ministrave. Në rastin e Haradinaj as emrat nuk I ka ditur e janë përfshirë njerëz më aktakuzë në pozita vitale.
Rezultati i qasjes së tillë, kur marrëveshja bashkëqeverisjes është ankeruar vetëm tek pozita kyqe dhe i ka vënë në pazare çdo vendim të institucioneve, ka përfunduar në dështime në të gjitha drejtimet dhe krim e korrupcion, nepotizem e tenderë e shpërdorim të parasë publike e shumë shpesh më vendime jolegjitime e kunder interesit të shtetit dhe asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin e plotë. Kjo nuk duhet përsëritur kurrë më.
LVV po bën kthimin dhe ndryshimin e madh duke kërkuar formulë funksionale për qeverisje efektive, të qëndrueshme politikisht dhe me mirëbesim të plotë më partnerin e koalicionit. Kjo është edhe çasje obliguese që ka dalë nga vota e ndryshimit të madh duke lënë ne opcion vetëm LVV dhe LDK. Zgjedhjet për herë të parë e kanë vendosur vijën e kuqe duke ndarë opcionin qeverisës për ndryshim dhe ka përjashtuar nga opcioni ata dhe ato parti që e kanë dështuar shtetin dhe interesin e qytetarit.
Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President. /InLajmi