Vogëlushët, Aureli dhe Alesjo ishin shndërruar në heronj pasi u hodhën nga katet e larta për të shpëtuar nga tërmeti shkatërues 6.4 shkallësh që goditi Shqipërinë ditë më parë.
Ata arritën të shpëtonin për mrekulli, teksa sot po i kthehen edhe mësimit në bankat shkollore.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përkujdesur që bashkë me shoferë t’i dërgojnë Aurelin dhe Alesjon në shkollë.
Gjatë rrugës për në shkollë, Rama nuk harroi t’i pyes fëmijët nëse janë në rregull me çantat dhe duke i motivuar se do të jenë djem të shkëlqyer.
Rama gjatë ditës së djeshme qëndroi edhe tek shtëpia e re ku është vendosur Alesjo, ku premtoi edhe surpriza të tjera për fundvit./InLajmi
#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Me Aurelin dhe Alesjon, në ditën e parë të shkollës, Ju uroj të gjithëve një javë të mbarë?
Posted by Edi Rama on Sunday, December 15, 2019