Teatri është nocion që nënkupton, rrëfimin e një ngjarjeje të skenuar, që e realizojnë aktorët në skenë, komunikimi i të cilëve bartet te publiku. Kjo bartje ka të bĕj me artin e aktrimit, si një ndër veçoritë specifike të Teatrit. E vërteta e kësaj bartjeje lidhet ngusht me platformën apo konceptin e regjisorit dhe ndjeshmërinë e shpirtit dhe talentit të aktorit/aktorëve, qĕ tekstin ta përcjellin tek publiku, shkruan InLajmi.
Këtë magji, në skenēn e Teatrit tē qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, e përjetoi të shtunën publiku në sallĕ, ku për një orē e dyzet minuta, ishim”peng” të një drame psikologjike, por interaktive nga aktorët e mrekullueshëm në skenë, Vebi Kerimi dhe Vjollca Bekteshi Hamitit.
Edhe pse teksti i Kampinskit, trajton një dramë njerëzore, me një psilologji të thellë, ku parashtrohet dilema ose pyeyja; “si ta vazhdojme jetën, kur në dukje të gjitha shpresat janë shuar”, e që edhe mund tē jetë një barrë e rëndë kuptimi nga spektatori, aktorët me përvojë tĕ Teatrit Shqiptar nga Shkupi, Vebi Kerimi dhe Vjollca Bekteshi Hamiti, nga fillimi e deri në fund të shfaqjes, na bënë pjesē aktive të historisë të një violinisteje, e cila ishte detyruar të heq dorë nga ëndrra e saj për shkak të sëmundjes që e ka goditur. Dhe, gjatë seancave me psikologun, u kuptua se ajo vuante nga sindromi i egos shkatërruese ndaj një ëndrre, e vetëshkatërruese ndaj vetes. Në gjithë këtë “rrëmujë” psikoterapike, regjisori Bekteshi, shfrytëzon instrumentin e violinës, pĕr relaks të aktorĕve në skenë dhe publikut në sallë!…

S’do mend se edhe koncepti regjisorial i Kushtrim Bekteshit, bartës i shumë çmimeve për arritjet e shkëlqyera skenike, pastaj skenografia e punuar nga Betim Zeqiri dhe kostumet nga Samka Ferri, ishin në funksion të magjisë skenike në shfaqjen e të shtunës, “Duet për një” . Osman Goranci/InLajmi