Një person i komunitetit boshnjak është ndalur në pikën kufitare në Bërnjak dhe gjatë kontrollit njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar mallra të ndryshme për të cilat nuk kishte dokumente.
Të njëjtit i janë gjetur në zarf edhe rreth 8 pasaporta të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat nuk posedonte autorizim.
Bërnjak- 15.12.2019, 18:00. I dyshuari mashkull K/boshnjak është ndalur në pikën kufitare dhe gjatë kontrollit njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar mallra të ndryshme për të cilat nuk kishte dokumente. Të njëjtit i janë gjetur në zarf edhe rreth 8 pasaporta të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat nuk posedonte autorizim. Me vendim të prokurorit pasaportat janë konfiskuar dhe njoftohen pronarët për tërheqjen e tyre./InLajmi