Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Edhe pse është paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës për mundësinë e koalicionit bashkëqeverisës, ata nuk janë takuar dje dhee nuk do të takohen as sot.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk është planifikuar ndonjë takim për sot në mes VV-së dhe LDK-së.
“Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”, ka shkruar Manxhuka.
Ndërkohë, brenda LDK-së është bërë e ditur se sot në orën 16:00, kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve, ku temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen bashkëqeverisës me VV-në./InLajmi