Komuna e Drenasit përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se është duke u bërë një kontrollë i vecantë nga Inspektorati i kësaj komune ndaj atyre që nuk përkudesen për kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të artikujve ushqimor dhe dhuratave të fëmijëve të përdorshëm për festat e fundvitit, shkruan InLajmi.
Tutje në njoftim thuhet se janë duke u marrë masa ndëshkuese për ata që nuk përkujdesen për afatizmin dhe se bënë apel qytetarëve nëse hasin në shkelje të tilla të lajmërohen.
“Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion, konform Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit në Drenas, që nga fillimi i këtij viti ka realizuar disa aksione në kontrollë të produkteve ushqimore, kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të tyre.
Ndërsa, gjatë këtyre ditëve, është duke bërë kontrollë të veçantë të artikujve ushqimor dhe dhuratat e fëmijëve të përdorshëm për festat e fundvitit.
Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në përkujdesen për kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të artikujve ushqimor janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22 .
Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast që hasin në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.
Numrat kontaktues të Drejtorisë: Tel.03820040806, 03820040901″, thuhet në njoftimin e Komunës të Drenasit./InLajmi/