Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i ri i PSD-së pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit.
Kjo është konfirmuar nga burime brenda kësaj partie.
Sipas burimeve, në garë ishin edhe kandidatë të tjerë të cilët ishin tërhequr, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se sot tashmë ish-kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, kishte konfirmuar dorëheqjen e tij, me arsyetimin se ai ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie, për zgjedhjet e 6 tetorit.