Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçika përkujtuar dëshmorin Mujë Krasniqi me rastin e përvjetorit të rënjës heroike të tij, shkruan InLajmi.
Thaçi ka thënë se sot u bënë 21 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij. Komandant “Kapuçi” ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse ende i pashëruar, ai nuk kishte pranuar të qëndrojë larg luftës, por në kushte të rënda dimri, me plagë në trup dhe me plot armatim ishte nisur drejt frontit në Kosovë.
Gjithashtu Thaçi ka treguar se si gjatë hyrjes në Kosovë, Muja dhe bashkëluftëtarët e tij kishin rënë në një pritë serbe, ku pas betejës së ashpër dhe thyerjes disa herë të rrethimit, duke u munduar që t’i tërheq luftëtarët e tij, heroikisht ra edhe vetë komandanti, njëri ndër bartësit kryesorë të luftës së UÇK-së plot një dekadë.
Thaçi ka thënë se rënia e Mujës dhe e 41 luftëtarëve të tij ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë që pandalshëm po i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /InLajmi/
Sot u bënë 21 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij. Komandant “Kapuçi” ishte ndër…
Posted by Hashim Thaçi on Friday, December 13, 2019