Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot po e zhvillojnë takimin e radhës për arritjen e marrëveshjes për koalicion.
Takimi ka filluar rreth orës 16:00 dhe po mbahet në Kuvendin e Kosovës ndërsa në fotografinë e shkrepur, nga LDK, shihen kryetari i partisë, Isa Mustafa, nënkryetarët, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe zëdhënësi, Besian Mustafa, shkruan Insajderi.
Aty, siç duket po mungon kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.