Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka mbajtur takimin e radhës, deri tani për media akoma nuk janë prononcuar askush për bërë të ditur detajet e mbledhjes, pasi ka qenë e mbyllur.
Albulena Haxhiu nga LVV për një prononcim për media ka thënë se si Levizja Vetëvendosje janë mjaftë të interesuar të bëhet ky koalicion, por presin që edhe LDK-ja të mos vendos barrikadime.
Pa dyshim që nuk mund të themi se kjo mund të ndodh për faktin se në anën tjetër kemi barakadime me gjithë atë qysh kemi shprehur vullnetin tonë ne do të vazhdojmë bisedimet me partnerin tonë”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se po presin që sot të ketë ndonjë rezultat.
“Po presim që sot deri në ora katër të ketë ndonjë rezultat. Mbrëmë janë shpalosur gjëra që nuk janë thënë më përpara, ka qenë një takim jashtëzakonisht konstruktiv mirëpo nuk mund të them me garanc që marrëveshja mund të ndodh”, ka thënë Haxhiu