Policia sapo ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.
Bëhet me dije se Prokuroria ka grupuar në një të vetme dosjet e Mira Mares, Kavalishensës, pallatit gjashë katësh tek stadiumi, pallatit gjashtë katësh tek zona e dy gjelave, ish Tropikali, ndërtesa katër katëshe në kënetë dhe vila Palma. Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndaj dhe hetimet u rregjistruan për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre, shkruan TCH
Menjëherë sapo mori detyrën, kryeprokurori Olsian Çela kërkoi konkretizim të hetimeve , pas një takimi që zhvilloi në prokurorinë e Durrësit dhe Krujës. Mesazhi i i tij ishte ” mos i zvarrisni hetimet, njerëzit duan drejtësi”.