Agim Çeku dikur edhe kryeministër, ministër e zv/ministër është shprehur se pjesa më krenare e jetës së tij është ushtria dhe se ai ndjehet ushtarak. Sot në një vjetorin e themelimit të ushtrisë Çeku thotë se ndjehet i përmbushur.
“UÇK-ja ishte e gjitha me njerëz ushatrak pa përovjë, trima me dashuri për vendin. TMK ishte sukses i jashtëzakonshëm. Aty treguam dhe ndërtuam kukturë ushatarake. Më pas erdhi FSK një tregim shumë i suksesshëm. Kështu arritëm deri tek Ushtria e stome, ushtri i cila sot kudo që shkon, ndërhynë, operon, ta dini se janë më të mirët. Kosova të jetë krenarë me ta. Çmimi ka qenë i madh për çdo gjë. Dëshmorët, gjaku i tyre, e ka vulosur edhe këtë ushtri të sotme të paqes. Atë nuk guxojmë ta harrojmë.”-shprehet Çeku për ‘Radio 1’
Gjeneral-lejtnant Agim Çeku ka dhënë porosi edhe për ushtarët në detyrë.
“Ushtarët janë aty për shërbim dhe sakfricë dhe nuk duhet të harrojnë se mund të vij dita të sprovohen. Unë çdoherë e kam ditur se do vij dita të sprovohem. Andaj ushtarët ta kryejnë punën me nderë e prfesionizëm siç po e bëjnë. Tani janë tjera kohëra, luftëra më nuk ka, por ushtria është ushtri dhe ushtari-ushtar, kurdoherë ushtar.”-përfundoi Çeku.