Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje e LDK-në pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimit e Ligjit për Paga.
Ai ka shkruar se dy partitë në fjalë nuk e kanë votuar ligjin, prandaj shton ai, në vend se të përgëzohet Gjykata Kushetetuese, ajo po akuzohet.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:
Ligjin per paga nuk e kane votuar as VV- ja e as LDK-ja, ka kaluar pa votat e tyre.
Tani n’vend se ta urojne gjykaten kushtetuese per pezullimin e ligjit, zyrtare te ketyre partive po e akuzojne si institucion te ndikuar politikisht dhe vendimin e saj po e trajtojne si tendence ne favor te nxitjes se trazirave e kunder formimit te qeverise se re.
VV-ja dhe LDK-ja, duhet ta kuptojne se s’jane opozite edhe deshtimi i marreveshjes per koalicion qeverises eshte faj edhe pergjegjesi e tyre.