Ndarja e disa pakove me ndihma për tërmetin në fshatin Qafzezë të Korçës ka degjeneruar në zënka verballe dhe grushte mes banorëve të zonës dhe kryeplakut.
Disa prej banorëve i kanë kërkuar llogari kryeplakut se përse nuk ka përfshirë edhe emrat e tyre në listën e personave që do të përfitonin nga ndihmat e dërguara nga myftinia e Korçës.
Pas kësaj, banorët kanë tentuar të marrin vetë ç’kanë gjetur aty duke shkaktuar edhe sherr mes të pranishmëve, shkruan Abcnews.
Sherri ka qenë i ashpër ku disa prej banorëve kanë shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin duke pësuar edhe dëmtime fizike.