Nga paslufta fëmijët që kanë lindur kanë marrë emra më modern dhe të shkurt, për dallim nga paralufta ku më shumë janë vendosur emra më të gjatë dhe në jo pak raste, prindërit i kanë vënë emrin djalin apo vajzës së tyre nga familjarët e ndjerë.
Madje shpesh herë janë lënë emra të qyteteve shqiptare si Elbasan, Berat, Vlora etj.
Por së fundmi një qytetar nga Lipjani por që jeton në Belgjikë ka befasuar të gjithë me emrin që ja ka lënë vajzës së tij.
Ai tre vite më parë kur i ka lindur vajza e ka pagëzuar me emrin Vetëvendosje, bazuar në Lëvizjen Vetëvendosje, partinë e Albin Kurtit, shkruan Reporteri.
Vetëvendosje Poposhi ka mbushur tre vjeç dhe jeton në shtetin belg.