Gramoz Aliu apo siç njihet për publikun “Mozzik”, është njëri ndër këngëtarët shqiptar më energjik në rrymën e muzikës bashkëkohore.
Ai njihet për stilin e tij të veçantë në rep muzikë dhe për hitet e shumta dedikuar dashurisë.
Mozzik-un e ndihmojë shumë edhe ish bashkëshortja e tij Loredana për të depërtuar sadopak edhe në tregun e huaj Gjerman.
Mozzik është mjaft i dashur për publikun shqiptar dhe mjaft i pranishëm në koncerte.
Ndarja e tij nga Loredana, si duket ka ndikuar shumë në jetën private të dy artistëve.
Që të dy janë aktiv me projekte, Loredana në Gjermani ndërsa Mozzik në Kosovë.
E ky i fundit ka paralajmëruar diçka të re në orën 00:00, që duket të jetë diçka ndryshe me çka jemi mësuar ta shohim deri me tani atë, e mjaft interesante është edhe foto me të cilën ai e paralajmëron këtë projekt./InLajmi