Ka shqetësuar të gjithë ata që përkrahin gazetarët e që janë në mbështetje të punës së tyre, pas thyerjes së zyrave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës me datën 06.12.2019.
Për këtë një reagim ka ardhur nga përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medieve, Harlem Desir, i cili përmes një postimi në twitter ka shprehur shqetësim lidhur me këtë vepër, ku ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“I shqetësuar për thyerjen e zyrave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës më 06.12., gjatë së cilës janë marrë disa mjete. Zyra ime do të përcjellë nga afër hetimet, dhe shpresoj që personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Desir.
Për këtë akt po ashtu kanë reaguar edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, pLatforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve./InLajmi/
Concerned about the break-in at the office of the Association of Journalists of #Kosovo on 6.12., during which some of their equipment was taken. My Office will closely follow the investigation and I hope that those responsible for this will be brought to justice. #JournoSafe
— OSCE media freedom (@OSCE_RFoM) December 11, 2019