Një person në Ferizaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën e banesës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë hap derën dhe me të hy brenda kanë gjetur viktimën pa shenja jete.
Rr. Ali Çeku, Ferizaj, 10.12.2019 – 16:15. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën e banesës, andaj në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë hap derën dhe me të hy brenda kanë vërejtur se viktima mashkull K-Shqiptar ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /InLajmi