Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me ftesën që iu është bërë Zafir Berishës nga Gjykata Speciale.

Limaj ka thënë se pavarësisht kësaj ftese, asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e UÇK-së, ku ka thënë tutje se është i bindur që do ta kalojë këtë sfidë Kosova.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë.
Pavarësisht kësaj, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë.
Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës.
Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, thuhet nw reagimin e Fatmir Limaj.




















