Zëvendëskryeministrit dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka ftuar një konferencë për media në ora 14:00.
Indeksonline mëson se krye-diplomati në këtë paraqitje para gazetarëve do të prezantojë disa dosje për krimet që Serbia i kreu në Kosovë.
Kësisoj, Pacolli do të prezantojë dëshmi të krimeve të luftës të kryera nga Serbia gjatë gjenocidit të saj dhe sundimit të aparteidit në Kosovë.
Mësohet se këto dokumenteve dhe materialeve të tjera të rëndësishme tregojnë qartazi barbarinë e Serbisë që kishte si element kryesor.
“Rreth 10 mijë faqe dokumente dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare. Për shkak se ata dështuan ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës”.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur të frikshëm dënimin ndaj ish-ministrit serb në Kosovë, Ivan Todosijeviqit rreth një deklarate për masakrën e Reçakut. Sipas tij, kjo masakrës ishte e trilluar.
“E them se të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe po e përsëris tani, krimi në Reçak ishte fabrikuar, ku gjithçka ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi Ëilliam Ëalker”, u shpreh Vuçiq.