Institucioni Mikrofinanciar “Monego” nuk do të operojë më në Kosovë, kjo ka ndodhur pas një vendimi të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, pasi që ka pasur ankesa të shumta nga klientë për kamatat e larta.
Por tani ky institucion i cili ka operuar në Kosovë tani gjendet në likuidim.
Likuidatori i Monego-s ka lëshuar një njoftim për klientët që kanë obligime, se ku mund t’i paguajnë këstet e kredive.
Sipas njoftimit klientët pagesat mund t’i bëjnë në këto pika:
-Banka për Biznes (BPB);
-Posta e Kosovës;
-Western Union;
-Vllesa Co./InLajmi/