Teksa Ronaldo po firmoste bluzën e tij dhe t’ja jepte tifozit të vogël Aurel Lalës, pa kamerën që e filmonte gjithë kohës, ndërsa ishin live në facebook-un e kryeministrit Edi Rama. Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka provokuar personin që po filmonte takimin e tij me dy fëmijët shqiptarë që shpëtuan nga tërmeti duke u hedhur nga dritarja.
Teksa Ronaldo po firmoste bluzën e tij dhe t’ja jepte tifozit të vogël Aurel Lalës, pa kamerën që e filmonte gjithë kohës, ndërsa ishin live në facebook-un e kryeministrit Edi Rama.“Të pëlqen të filmosh?”- e pyet Ronaldo personin që ndodhej pas kamerës dhe fillon të qeshë, shkruan Insajderi.
“Po…”- përgjigjet vetë Rama si për të mbyllur bisedën dhe të gjithë fillojnë të qeshin. S’dimë të themi se kush ishte personi që qëndroi pas kamerës, por ky u duk si një flirt. Gjithsesi dy fëmijët janë emocionuar teksa kanë marrë bluza nga futbollistët me autografët e tyre.