Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile.
Po ashtu ata aknë bërë apel që të gjitha komunitetet, posacërisht prindërve dhe liderëve të RAE të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.
“Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës është shënuar epidemi e fruthit. Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit. Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve. Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë”, thuhet në apelin e institutit./InLajmi/