Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në fotografinë ku shihet zyrtari i VV-së, Xhelal Svecla, dhe ai i Zyrës serbe në Kosovë, Marko Gjuriq, sipas tij kanë munguar vetëm puthjet, ku ka shtar se herën tjetër do të ketë +18.
Kelmendi ka thënë tutje se zyrtarët e VV-së do të dalin më të këqinj se ata të PDK-së.
“Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë. Por a thua vallë çka do të ndodhë kur VV-ja bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë? Nuk përjashtohet mundësia që të kemi pamje “+18″. Po ia rikujtoj këtyre zyrtarëve të VV-së se shumë të rinjë dhe të reja, polic dhe institucione, i kanë sakatosur në protestat e tyre me moton ” Jo negociata me Serbinë”. E tash po iu servilosen dhe po i ” prekin” zyrtarët e Beogradit”, ka shkruar ai./InLajmi/