8 Dhjetori është dita e 342-të e kalendarit gregorian (dita e 343-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 23 ditë.
1660 – Margaret Hughes bëhet aktorja e pare profesioniste e teatrit britanik; ajo luan rolin e Desdemonës në tragjedinë Othello të Shekspirit. Në atë kohë, grave u ndalohej të dilnin në skenë, ndërsa rolet e femrave luheshin nga meshkuj. Por, tregojnë, se një incident ndodhi kur një pjesë teatrale, që po shikohej nga mbreti Charles II, befas u ndërpre. Mbreti dërgoi shërbëtorët për të pyetur se cili ishte shkaku, dhe mësoi se shfaqja ishte ndërprerë pasi aktorit i duhej të rruhej për të luajtur rolin e femrës. Ky, dhe incidente të tjera, edhe më delikate, e shtynë mbretin për të nxjerrë një urdhër që personazhet femra duhet të luhen vetëm nga femra aktore.
1854 – Papa Pius IX shpall përkufizimin e doktrinës Konceptim i Papërlyer, duke e bërë dogmë se Virgjëresha Mari ishte konceptuar e lirë nga mëkati origjinal. Edhe pse besimi i Konceptimit të Papërlyer ka ekzistuar që nga antikiteti i vonë, kjo nuk është doktrinë zyrtare, përveç në Kishën Romake Katolike.
1912 – Në Boston, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës vendos të dërgojë Faik Konicën delegat në Evropë dhe Shqipëri që “të shtrojnë përpara Mbledhjes së Kombit dhe njerësve politikë ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fronin e Shqipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes” (F. Noli). Konica me Nolin mbërritën në Londër pas disa ditësh, duke përfaqësuar përkatësisht Federatën Vatra dhe “Kishën Ortodokse “Shën Gjergjit” të shqiptarëve në Amerikë.
1927 – Instituti Brookings, një nga qendrat më të herëshe analitike në Shteteve të Bashkuara, themelohet përmes bashkimit të tre organizatave që ishin krijuar nga filantropisti Robert S. Brookings (1850 – 1932).
1953 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower mban fjalimin e tij “Atom për Paqe”. duke shpallur fillimin e një programi për furnizim me pajisje dhe informacion për shkollat, spitalet dhe institucionet kërkimore në mbarë botën, në kuadër të përdorimit të enerigjisë atomike për qëllime civile.
1962 – Punëtorët në katër gazetata të New York City (më pas në nëntë) hidhen në grevë. Në thelb, greva ishte një betejë mbi teknologjinë, ndërsa sistemet e kompjuterizuara kishin filluar të përdoreshin në radhitje që do të ndikonin në mënyrën e shtypjes. Gazeta të tilla si Los Angeles Times, pa sindikata, nxituan për të instaluar kompjuterat më të fundit të njohur si RCA 301. Gazetat me sindakata, përfshirë ato në Nju Jork, u përballën me rezistencë nga udhëheqësit sindikalistë, të cilët mendonin se automatizimi i procesit do të sillte humbje të vendeve të punës. Rritja e pagave, dhe përfitime të tjera shtesë, i bëri gazetarët të ktheheshin në punë, pas 114 ditëve në grevë.
1980 – Ish-pjestari i grupit Beatles, muzikanti anglez John Lennon vritet nga një fanatik muzike, i paqëndrueshëm mendërisht, përballë ndërtesës The Dakota në Nju Jork, ku Lennon, 40 vjeçar, kishte apartamentin e tij. Mark David Capman e qëlloi atë 4 herë nga afër me revolver. Capman u dënua me burgim 20 vjet deri përjetë, ndërsa Lennon përkujtohet me lulishten Strawberry Fields në Central Park, që Yoko Ono e projektoi për nder të burrit të saj.
2010 – Parlamenti shqiptar ratifikon rezolutën; 8 dhjetori shpallet Dita Kombëtare e Rinisë.
1609 – Biblioteca Ambrosiana hapë dhomën e dytë të leximit.
1659 – Qyteti meksikan Ciudad Juárez u themelua nga Fray García de San Francisco.
1869 – Timothy Eaton themeloi kompaninë T. Eaton Co. Limited në Toronto, Kanada.
1886 – U themelua Federata Amerikane e Punëtorëve në Columbus, Ohio.
Lennon (majtas) duke luajtur një Double Fantasy për Chapmanin pak orë para vrasjes
1980 – Mark David Chapman vret këngëtarin John Lennon përballë The Dakota.
1987 – Frank Vitkovic vret 8 njerëz në zyrat e Postës Australiane në Melbourne, Australi dhe më pas bën vetvrasje.
1987 – Ndodhi Katastrofa ajrore Alianza Lima me 43 viktima.
1990 – Protestat studentore në Tiranë. Protestë e parë antikomuniste në Shqipëri. Dita e rinisë.
1998 – Vriten 81 njerëz nga një grup i armatosur në Algjeri.
2005 – Kapet nga policia spanjolle Ante Gotovina, gjeneral kroat i kërkuar për krime lufte, në Playa de las Américas, Tenerife, Spanjë.
Lindje
1832 – Bjørnstjerne Bjørnson, shkrimtar norvegjez, nobelist
1944 – Vilhelme Vranari, shkrimtare shqiptare
1947 – Gregg Allman, muzikant amerikan (The Allman Brothers Band)
1949 – Ray Shulman, muzikant anglez (Gentle Giant)
1950 – Dan Hartman, muzikant amerikan
1956 – Warren Cuccurullo, kitarist amerikan
1957 – Phil Collen, kitarist amerikan (Def Leppard)
1962 – Marty Friedman, kitarist amerikan (Megadeth)
1963 – Greg Howe, kitarist amerikan
1966 – Sinéad O’Connor, muzikante irlandeze
1976 – Kotono Mitsuishi, dubluese japoneze (seiyu)
1973 – Corey Taylor, këngëtar amerikan (Slipknot)
1978 – Ian Somerhalder , aktor amerikan
Vdekje
1903 – Herbert Spencer, filozof dhe shkrimtar i famshëm anglez.
1980 – John Lennon, muzikant anglez (The Beatles)
2004 – Dimebag Darrell, kitarist amerikan (Pantera)