Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja VV-LDK, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Kelmendi përmes Facebook ka thënë se pazaret politike dhe lufta për pushtet nga këto dy parti, po e mbajnë vendin dhe qytetarët të izoluar.
Nëse këto dy parti nuk arrijnë marëveshje, atëherë do të kemi një “dhuratë”nga këto dy parti.Kjo “dhuratë” është -përsëri zgjedhje. Vendi mund të shkojë drejtë zgjedhjeve të reja dhe qytetarët do të “shpërblehen” përsëri me mashtrime, manipulime, premtime të rrejshme”, ka shkruar ai.
Kelmendi ka thënë se qytetarët këtë ‘dhuratë’ do e paguajnë nga xhepi që kushton 5 milionë euro.
Dhurata që mund të vijë nga VV-ja dhe LDK-ja!Kanë kaluar 2 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve në vendin tonë, por partia…
Posted by Gëzim Kelmendi on Saturday, December 7, 2019