Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se masakra e Reçakut në Kosovë, është e trilluar.
Kurti ka shkruar se Vuçiqi nuk e kishte pranuar Srebrenicën si gjenocid, tani po e mohon atë të Reçakut.
“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore, pa pranuar krimet e së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vuçiqin të fillojë të merret me të”, ka shkruar Kurti./InLajmi/