Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do ta vizitojë kampin e përqendrimit në Aushvic këtë të premte.
Kjo do të jetë vizita e saj e parë aty ku regjimi nazist vrau afërsisht 1.1 milionë njerëz, ku shumica prej tyre ishin hebrenj.
Merkeli do të marrë pjesë në ceremoni bashkë me të mbijetuarit nga kampi dhe kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki.
Kjo vizitë bëhet midis rritjesh të antisemitismit gjerman dhe para përvjetorit të 75-të të clirimit të kampit, shkruan BBC.
Mbi gjashtë milionë hebrenj qenë vrarë gjatë Holokaustit, në një fushatë naziste për të shkatërruar popullatën hebreje në Evropë.