Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, kjo pasi ai sot deklaroi se Masakra e Reçakut është vetëm një trill i sajuar nga William Walker.
Në këtë postim, Gucati ia kujtoi Vuçiqit masakrat e tmershme që gjenocidi serb i ka bërë në Kosovë.
Tutje, ai ia kujtoi se në Kosovë ka njerëz që jetojnë me trauma që i kanë përjetuar gjatë kohës së luftës, shkruan InLajmi.
Lexojeni postimin e plotë:
Krimi serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës nuk kishte të ndalur,
Ata nuk kursyen jetën e asnjërit pleq, femij, gra shtatzëna, burra .
Por Vuqiq nuk po i njofka asnjerën nga to une dua tia kujtoj qe sot ende në Kosovë jetojn njerz me trauma nga ato qe panë dhe perjetuan në luftën e Kosovës do t’ia kujtoj vetëm disa nga masakrat me të tmerrshme atij që mundohet ti mbuloi gjurmet e Kasapit Milošević
Masakra e Prekazit
Masakra e Reqakut
Masakra e Rezallës
Masakra e Izbicës
Masakra e Krushës së Madhe
Masakra e Studimes (Vushtri)
Masakra e Dubravës
E shumë të tjera, dhe padrejtësia më e madhe është qe asnjë nga Serbet nuk u denuan për gjenocidin e bërë në Kosovë.
Kryetari i OVl – së UÇK së
Hysni Gucati