
Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të liderëve politikë në Serbi të cilët mohojnë vazhdimisht të kenë kryer krime në Kosovë e Bosnje.

Presidenti Thaçi përmes një shkrimi ua bëri me dije se politikat gjenocidiale të Serbisë të cilat nuk mund të mbrohen.

Më tutje tha se paqja, pajtimi e drejtësia nuk mund të ndërtohen mbi bazën e mohimit të krimeve.
Postimi i tij i plotë:

“Shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si Reçaku. Politikat gjendocidiale serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”. /InLajmi