Gjykata Speciale në Hagë i dërgon ftesë për intervistim ish-luftëtarit të UÇK-së, Demush Laçit.
Ai vetë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se do të intervistohet gjatë ditës.
Laçi thotë se sikurse 20 vjet më parë edhe sot beson në luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjesi Kosovë
Miq e shokë,sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Faleminderit që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment,ashtu siç kam besuar para 20 viteve,prapë besoj se ;
Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare së bashku me NATO-n, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen! /InLajmi