Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa R. Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.
Po ashtu kryetari Mustafa e njoftoi z. Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisjes.
Ambasadori Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. InLajmi