Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, tregoj planet në hollësi se çfarë diskutuan për institucionet që do të formohen në Qeverinë e Kosovës.
Ai theksoi se do të krijohen institucione stabile në përputhje me ligjin e Republikës së Kosovës.
“Sot mblodhëm Grupin Parlamentar të LDK-së. Diskutuam për zhvillimet e fundit. LDK mbetet e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën, të cilat do të realizojnë programin qeverisës të dakorduar”, ka shkruar Hoti. /InLajmi