Nënkryetari i LDK-së , Agim Veliu reagon ashpër ndaj lajmit të rrem ku është shkruar për 27 kryetar të nëndegëve kinse kanë dhënë dorëheqje. Më tutje ai shton se lajmi është një rren e kulluar dhe se nuk ka asgjë përveçse rrenës.
“Në epokën e shumësisë së mediave online, një portal lokal në Podujevë, me pronar një këshilltar komunal dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale nga Lëvizja Vetëvendosje, në vazhdimësi propagandon dhe plason lajme që atakojnë administratën komunale në Podujevë, veçmas ekzekutivin dhe kryetarin e Komunës, por edhe LDK-në.
Ndërsa, sot për të mos u mjaftuar me kaq, ky portal paska plasuar një rrenë të madhe, me gjuhën e mediave ‘fake news’, për kinse përçarjen e madhe në Degën e LDK-së në Podujevë, e që, sipas portalit, “27 kryetarë të nëndegëve na paskan dhënë dorëheqje”, ka thënë Veliu.
Ai bënë me dije se këtyre portaleve me qëllime të caktuara për të bërë propaganda nuk duhet të ju besojmë , Lapi nuk përçahet e as lëkundet sipas tij.
“Lajmi” i plasuar sot nga ky portal, e të cilin shpejt e konsumuan edhe portale të tjera, madje edhe nga ato që konsiderohen si serioze e të besueshme, nuk është kurrgjë tjetër veç një shpifje dhe rrenë, të cilën nuk do ta besojë askush.
Pavarësisht, se kush është porositësi, e kush sajuesi i kësaj të pavërtete, atyre që dëshirojnë përçarjen dhe destabilizimin e partisë kryesore në Llap, ua bëjmë me dije se LDK në Llap, u ka rezistuar edhe mësymjeve më të forta nga rivalët politikë, prandaj as nuk luhatet e as nuk përçahet, nga lajme që sajohen në kuzhinat anti-LDK. Dega jonë gjithmonë ka funksionuar e organizuar mirë dhe ka korrur vetëm fitore. Për këto rezultate meritë kryesore ka struktura dhe aktivistët e saj anekënd në Llap”, theksoi ai.
“E tillë do të mbetet gjithmonë”
“Prandaj, ftojmë strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, të mos të bien pre e lajmeve të rreme, të cilat kanë qëllim që ta dëmtojnë LDK-në”, përfundoi Veliu. /InLajmi