Në këto festa të fundvitit, Komuna e Prishtinës është dekoruar dhe pritet të ketë një atmosferë e ngrohtë e festive.
Kjo komunë ka organizuar aktivitete të ndryshme gjatë këtij muaji festiv duke përfshirë për të gjitha grup moshat, duke filluar nga sot.
Aktivitetet do të mbahen në dy sheshet kryesore të kryeqytetit, pasdite do të mbahen performancat në sheshin “Skënderbeu”, kurse ato të mesditës e patinazhi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka postuar aktivitetet që do të jenë gjatë këtij muaji./InLajmi/