• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 12 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Me një plumb në kraharor ia mori jetën shokut, dënohet Liridon Oruqi

J G nga J G
4 December 2019
në Kosovë
0 0
0
Me një plumb në kraharor ia mori jetën shokut, dënohet Liridon Oruqi
7
SHPERNDARJE
78
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e të riut Fatlind Arfi në Bresalc të Gjilanit në verën e vitit të kaluar kishte tronditur vendin. Ai u vra me një plumb në kraharor, nga shoku i tij, Liridon Oruqi. Ky i fundit ishte dënuar me 25 vjet burgim, por pas rigjykimit e rikualifikimit të lëndës, tashmë është marrë verdikti. Liridon Oruçi do të qëndrojë në burg për 18 vjet e 6 muaj.

Mbrëmjen e 28 korrikut të vitit 2018, kishte dalë me shoqërinë e tij në vendin e njohur “Te Lapidari” në fshatin Bresalc të Gjilanit. Por, nga aty ai nuk u kthye i gjallë.

22-vjeçarit Fatlind Arifi, ia mori jetën një plumb në kraharor, i shkrepur nga shoku i tij, Liridon Oruqi, 26-vjeçar.

Për kryesin e vrasjes që kishte tronditur jo vetëm Gjilanin, por tërë Kosovën, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendimin të mërkurën.

18 vjet e gjashtë muaj do të qëndrojë prapa grilave Liridon Oruqi, i cili privoi nga jeta shokun e tij, Fatlind Arifin.

Për vrasjen e 22-vjeçarit, Liridon Oruqi ishte ngarkuar fillimisht me tri vepra penale, “Vrasje e rëndë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Mirëpo, prokurori Agron Uka kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, sipas së cilës, nga “Vrasje e rëndë”, i pandehuri akuzohej për “Vrasje të rëndomtë”.

Uka ka thënë se rikualifikimi i lëndës është bërë për shkak se nuk ka pasur prova se janë kanosur apo ndjerë të rrezikuar edhe personat e tjerë që kanë qenë prezentë në natën e vrasjes.

“Lënda ka kaluar nga vrasje e rëndë në vrasje të rëndomtë. Pas sugjerimit të Gjykatës së Apelit, është vërtetuar se nuk është rrezikuar jeta e njerëzve të tjerë të pranishëm, sepse vrasja e rëndë nënkupton kur rrezikohet jeta e një grumbulli të njerëzve. Kur i kemi pyetur dëshmitarët, ata kanë thënë se nuk kanë qenë të kanosur dhe të rrezikuar nga i dyshuari. Prandaj, që të ekzistojë vepra penale “Vrasje e rëndë” duhet të ekzistojë rreziku edhe tek të tjerët, pra kjo bie poshtë sepse të tjerët nuk janë rrezikuar. Në këto situata kemi ardhur te rikualifikimi i veprës “Vrasje e rëndomtë”, ka thënë Uka.

“Akuza e Prokurorisë me rikualifikim ka kaluar sot. Kualifikimi juridik është se vrasja është bërë me dashje direkte, qëllimi i tij ka qenë që ta privojë nga jeta tashmë të ndjerin Fatlind Arifi. Pra ekziston elementi vulotiv, vullneti, është e pakontestueshme se vullneti ka ekzistuar. Sepse në momentin kur ai ka manipuluar me armë, që e ka mbajtur në atë pozitë, kjo s’është vrasje aksidentale”, ka theksuar Uka për Express.

Ndërkaq, Uka ka shtuar se në natën tragjike, Liridon Oruqi ka konsumuar substanca narkotike, por që nuk është vërtetuar se ato kanë ndikuar në veprimin e tij.

“Atë natë kanë konsumuar marihuanë, mirëpo ekzaminimi psikiatrik, në seancë dhe në ekspertizë thotë se lidhur me kryerjen e veprës penale, i akuzuari ka qenë i freskët kur e ka marrë këtë veprim, nuk ka ndikuar në aspektin psikofizik sasia e tre tymave që ta marrë një veprim të tillë”, ka thënë Uka.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ramiz Azizi, të akuzuarit Liridon Uruqi, i ka shqiptuar të mërkurën dënimin prej 18 vjetësh burgim, për veprën “Vrasje e rëndomtë”, kurse 1 vit burgim për armëmbajtje pa leje. Në kohëzgjatjen e dënimit hyn edhe periudha prej kur Oruqi ka qëndruar në paraburgim.

Gjykata Themelore në Gjilan, në prill të këtij viti e kishte dënuar Liridon Oruqin me 25 vjet burgim.

23 vjet burgim i ishin shqiptuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërkaq 2 të tjera për veprën penale “Kanosje” dhe 1 vit burgim për “Armëmbajtje pa leje”.

Pas kësaj, ndaj Oruqit ishte shqiptuar dënim unik prej 25 vjetësh burgim efektiv.

Nga këto tri akuza, Oruqi e kishte pranuar vetëm atë të armëmbajtjes pa leje, ndërkaq ishte deklaruar i pafajshëm për veprën “Vrasje e rëndë” dhe “Kanosje”.

Rasti më pas kishte kaluar në rigjykim, pasi mbrojtja ishte ankuar me masën e shqiptuar.

Më pas, avokati i Oruqit ishte ankuar për masën e shqiptuar. Arsyetimi i mbrojtjes ishte se vrasja kishte ndodhur aksidentalisht dhe se nuk ka pasur dashje nga ana e të akuzuarit, shkruan Gazeta Express.

Kërkesën e mbrojtjes e kishte aprovuar Gjykata e Apelit me 12 shtator të këtij viti, duke e rikthyer lëndën në rigjykim.

 

Tags: DenohetGjilanLiridon OruqiVrasje
Postimi i mëparshëm

U vetëkandidua për kryetar të FFK-së, shkarkohet zv/sekretari

Postimi tjetër

Flasin nga AAK-ja se a do të jenë pjesë e qeverisë Kurti

Të ngjajshme Postime

Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë
Kosovë

Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë

11 November 2025
VIDEO / Eskalon debati në Pressing, Kraki e Olluri çohen në këmbë, ndërpritet debati
Kosovë

VIDEO / Eskalon debati në Pressing, Kraki e Olluri çohen në këmbë, ndërpritet debati

11 November 2025
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve: Mbi 50 mijë qen në gjithë Kosovën
Kosovë

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve: Mbi 50 mijë qen në gjithë Kosovën

11 November 2025
Video/ Ndërhyn Njësia Speciale, largojnë qytetarët nga hapësira e jashtme e QNR në Mitrovicë
Kosovë

Video/ Ndërhyn Njësia Speciale, largojnë qytetarët nga hapësira e jashtme e QNR në Mitrovicë

10 November 2025
U.D. e ambasadores së BE-së në Kosovë për zgjedhjet: Dëshmi të demokracisë së Kosovës
Kosovë

U.D. e ambasadores së BE-së në Kosovë për zgjedhjet: Dëshmi të demokracisë së Kosovës

10 November 2025
Vdekja e fëmijës njëvjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”
Kosovë

Vdekja e fëmijës njëvjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”

7 November 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Reciprociteti ide e mirë, por taksa s’duhet të hiqet

Flasin nga AAK-ja se a do të jenë pjesë e qeverisë Kurti

Lajmet e fundit

7 gjërat që duhet t’ia thoni partnerit, për të patur një marrëdhënie të suksesshme

7 gjërat që duhet t’ia thoni partnerit, për të patur një marrëdhënie të suksesshme

11 November 2025
Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

11 November 2025
Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

Ukraina prodhon më shumë dronë se të gjitha vendet e NATO-s

11 November 2025
Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë

Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutim publik që ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë

11 November 2025
Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë

Kajtazi për aktakuzën ndaj Hajdarit: I ka rreth 200 faqe, aktakuza më e mirë që e kam parë

11 November 2025
Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

11 November 2025
Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010

Rrustemi: Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në vitin 2010

11 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu