Janë liderë të shteteve të rëndësishme në planet.
Por, edhe ata dinë ta tallin njëri-tjetrin.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, kolegu i tij kanadez Justin Trudeau, ai i Britanisë së Madhe Boris Johnson, po e ngacmonin presidentin Francës Emmanuel Macron rreth takimit të tij me amerikanin Donald Trump.
Në këtë diskutim u kyç edhe Marconi, por nuk u dëgjua. Mirëpo ajo e kryeministrit Kanadez po, transmeton Klan Kosova.
Pasi dëgjoi se çfarë ka thënë kanadezi për të, në pritjen e organizuar nga mbretëresha e Britanisë së Madhe, presidenti iu përgjigj të mërkurën në konferencë për medie gjatë samitit të NATO-s në Londër.