Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspekcionit në Pejë.
Sipas njoftimit nga policia personi i arrestuar është M.K. ku është kapur në pikën kufitare në Merdare.
“I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është arrestuar me datë 18.11.2019, më datën 16.11.2019 rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës në Peje.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë./InLajmi/