Kosova nuk ka shënuar përmirësim të madh në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA, tre vjet pas testit të parë. Madje në disa fusha ka edhe regres.
Në listën midis 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse.
Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqyri Bytyqi ka thënë se duhet pak kohë për ti analizuar arsyet e rezultatit.
“Kemi rënië pak te shkenca, Shkenca kemi rënie ne krahasim me 2015. Cilat janë arsyet e këtyre rezultateve dhe te rrënies na duhet kohë që ti analizojmë raportet te secilës shkollë pjesëmarrës dhe secilit nxënës”, tha ai.
“Ne kemi finalizuar një raport te përgjithshëm që brenda javës do ta bëjmë publikimit e këtij raporti”, u shpreh me tutje
Bytyqi tha se rënia në shkencë ka ndikuar pra përdorimi në forma digjitale nëpër sholla që ka ndodhur për herë të parë
“Konsideroj një hap i mirë që jemi futur ne 2018 për përdorimin e formave digjitale në shkolla sepse ne 2021 të gjitha shtetet do të jenë të obliguar të përdorin këtë metodë”, tha ai.