1 Dhjetori është dita e 335-të e kalendarit gregorian (dita e 336 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 30 ditë.
Ngjarje
1083 – Lindi Anna Komnena, historiane bizantine, bija e perandorit Aleks Comnenus dhe e Irena Dukas. Ana komplotoi që i vëllai të mos e merrte fronin; por u zbulua dhe së bashku me të ëmën mbyllen në manastir, ku Anna kaloi jetën e saj dhe shkroi historinë prej 8 vëllimesh e njohur si Aleksiada; përshkrim i kryqezatës së parë nga këndveshtrimi bizantin. Në libër, Ana tregon mbi pushtimin e Shqipërisë nga normanët dhe se si Robert Guiskard a Duka i Pulias, (rivali i babait të saj perandorit Aleks) rrethoi Durrësin në vitin 1081, fitoi, dhe u vu në ndjekje të perandorit. Anna Comnena e përshkruan ngjarjen me hollësi, duke përmendur disa toponime të asaj kohe si “KakePleurë (Ndroq), Charzanes (Erzen), Achrida (Ohri), Babagora (Krraba)”, etj. Anna Komnena vdiq më 1153.
1622 – Vdiq Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip. Lindi në Mat më 1566; u largua nga vendi i pashkollë; arsimin fetar e mori në kolegjin Illyricum në jug të Ankonës në Itali, pastaj shërbeu si prift në rajone të ndryshme të Ballkanit; Bosnie, Kosove, Maqedoni, Shqiperi; libri i tij më i njohur fetar është Doktrina e Krishterë. Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe; ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar.
Madhështia e njerëzve
(Pjetër Budi)
Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe?
Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?
Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?
Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?
Ku janë ata letërorë
t’urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?
Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni?
Gjithë mortja i rrëzoi,
sikur i pret me shpatë,
për të ri s’i shikoi,
as të vobegë, as të begatë.
1913 – Kreta, që kishte fituar autonominë nga Turqia, pas Luftës së Parë Ballkanike, aneksohet nga Greqia.
1918 – Shpallet Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (e njohur më vonë si Mbretëria e Jugosllavisë )
1934 – Në Bashkimin Sovjetik, anëtar i Byrosë Politike Sergei Kirov qëllohet për vdekje nga Leonid Nikolaev në selinë e Partisë Komuniste në Leningrad.
1955 – Lëvizja për të Drejtat Civile Amerikane: Në Montgomery, Alabama , rrobaqepësja Rosa Parks refuzon t’i lirojë vendin në autobus një të bardhi dhe arrestohet për shkelje të ligjeve të ndarjes racore të qytetit; ky incident çon në bojkotim autobusëve në Montgomery.
1640 – Portugalia pavarësohet nga Spanja dhe João IV i Portugalisë bëhet mbret.
1656 – Gjermania i ofron ndihmë Polonisë në luftën kundër Suedisë.
1742 – Mbretëresha Elisabeth urdhëron dëbimin e të gjithë hebrenjve nga Rusia.
1822 – Dom Pedro kurorëzohet perandor i Brazilit.
1835 – Hans Christian Andersen publikoi librin e tij të parë me përralla.
1878 – Montohet telefoni i parë në Shtëpinë e Bardhë.
1887 – Traktati sino-portugez miraton kontrollin e Portugalisë në Macao të Kinës.
1913 – “Ford Motor Co” filloi të përdorë shiritat lëvizës që do ta fusin botën në epokën e prodhimeve masive.
1943 – Në takimin në Teheran, liderët e SHBA-së, BRSS-së dhe Britanisë së Madhe, rikonfirmojnë synimet e 30 tetorit 1943, që kanë të bëjnë me krijimin e një organizate që do të ofronte paqe dhe siguri në botë.
1952 – Në Danimarkë kryhet operacioni i parë i ndërrimit të gjinisë.
David_BG
1973 – David Ben-Gurion, themeluesi i shtetit Izraelit dhe kryeministri i parë i tij, vdes në moshën 87-vjeçare.
1976 – Antigua dhe Barbuda antarsohet në OKB.
1982 – Në Universitetin e Jutas, Barney Clark bëhet njeriu i parë të cilit i vendoset zemër artificiale.
1982 – Michael Jackson paraqiti albumin e dytë solo Thriller, i cili bëhe albumi m i shitur i tëgjitha kohërave.
1988 – Dita Botërore kundër AIDS
Benazir_Bhutto
1988 – Benazir Bhutto u zgjodh Kryeministre e Pakistanit.
1991 – Votuesit e Ukrainës në referendumin e mbajtur miratuan ndarjen e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.
1998 – Exxon njofton marrëveshjen në vlerë 73.7 dollarë amerikan për bashkim me kompaninë Mobil për të krijuar kompaninë e re Exxon-Mobil, kompania më e madhe në botë.
2001 – Trans World Airlines realizon fluturimin e fundit para blerjes nga American Airlines.
Lindje
1081 – Lgij i VI , mbret francez nga 1108 deri 1137
1893 – Ernst Toller, letrar gjerman
1929 – Alfred Moisiu, president i Shqipërisë nga 2002 deri 2007
1932 – Antun Šoljan, letrar kroat
1935 – Woody Allen, regjisor dhe aktor amerikan
1935 – Ivica Šerfezi, këngëautor dhe këngëtar kroat
1945 – Bette Midler, këngëtare dhe aktore amerikane
Vdekje
1521. – Lav i X., papë
1563. – Andrija Medulić, piktor kroat
1934. – Sergej Kirov, politikan sovjetik
Festa dhe përvjetore
Dita botërore kundër AIDS-it