Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka falënderuar të gjitha shtetet të cilët i qëndruan afër dhe i ndihmuan të prekurve nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri.
Cakaj përmes një postimi në rrjetin social në facebook ka thënë se mirënjohjen me të veçantë e meriton Forca e Sigurisë së Kosovës për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe profesionalizmin mbresëlënë.
Postimi i plotë i tij:
Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës
!
Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!
Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.
Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha !