Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor u vlerësuan nga Bashkimi Evropian si zgjedhjet më demokratike në vend, me përjashtim të disa manipulimeve dhe keqpërdorimeve të votave. Manipulimet dolën në “shesh” në kohën e numërimit të votave
Shumë vendvotime shkuan në rinumërim shkak i parregullsive dhe manipulimeve me formularët. Të arrestuarit kryesisht po akuzohen për fotografim të votës dhe keqpërdorim të drejtës së votimit, por ka edhe raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Këtë po e thonë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Gzim Shala nga ky Institut tha se vetëm në ditën e zgjedhjeve janë arrestuar 20 persona, 7 prej tyre në komunën e Pejës.
“Sa i përket procesit pasi rezultate kanë filluar të numërohen këtu janë parë një sërë manipulimesh dhe dyshimesh të cilat kanë dalë në publik, sa i përket aspektit të angazhimit të prokurorit të shtetit në ditën e zgjedhjeve në këtë ditë kemi pasur gjithsej 20 persona që janë arrestuar me urdhër të prokurorit të shteti ku numri më i madh i tyre kanë qenë në komunën e Pejës përkatësisht kemi pasur 7 persona të arrestuar. Karakteristikë është që dy personave në komunën e Mitrovicës të cilët janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të gjithë të arrestuarit e tjerë janë kryesisht për fotografim të votës dhe për keqpërdorim të drejtës së votimit duke pasë parasysh edhe disa raste të cilat janë për pengim të procesit të votimit”, shkruan RTK.
IKD-ja gjatë monitorimit në Gjykatën Themelore të Gjakovës tregoi se janë trajtuar 4 raste që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Sipas Shalës dy prej tyre janë në proces të rregullt.