Të gjithë janë solidarizuar me tërmetin që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitutë 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku si pasojë humbën jetën 49 persona dhe janë plagosur mbi 900 të tjerë. Zona e Durrësit dhe e Thumanës ka regjistruar bilancin më të madh të dëmeve dhe të viktimave.
Shumë vende i ofruan ndihmë vendit tonë, ekipet e kërkim-shpëtimit që erdhën nga vendet fqinjë por jo vetëm, arritën që të nxirrnin nga rrënojat shumë persona të cilët arritën të mbijetonin nga tërmeti i fuqishëm.
Në qendër të Tiranës poshtë bustit të heroit tonë Kombëtarë “Skënderbeut”, janë ndezur qirinj nga banorët e kryeqytetit në kujtim të viktimave të 26 nëntorit.
Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe fqinjët e Shqipërisë, Italia ku në sheshin “Piazza Duomo” të Milanos janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.
49 persona kanë humbur jetën zyrtarisht deri më tani, derisa akoma po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, shkruan TCH.
Qirinj në nderim të viktimave të tërmetit janë ndezur sonte edhe në Tiranë.