Sikur shumē biznese dhe familje anë e mbanë Kosoves, edhe familja Shkreli, pronar të restoranit familjar “BESKA”, i njohur jo vetëm në vend, por edhe jashtë kufijve, këto ditë i hapën zemrën dhe dyert e restoranit për tu dalë në mdihmë tē gjithē qytetarëve të Durrësit me rrethinë, të cilë pësuan nga termeti katastrofal i 26 nëntorit.
Nga 27 nĕntori, vēllezĕrit Besimi dhe Mërgimi, bashkë me anëtarĕt e tjetë të familjes Shkreli, i pranuan dhe i sistemuan 15 familje durrsak, të pastreh që ia mësyen Prizrenit.
Kurse në restoranin e tyre familjar, dhjetra e dhjetra familjeve nga Durrësi me rrethinë, gjatë gjithë ditës, po u ofrohet ushqimi falas. Solidariteti i tyre, nuk ndalon vetëm me kaq. Në koordinin me përgjegjësit e Parkut inovativ në Prizren, ku janë sistemuar disa qindra familje nga Durrësi me rrethinë, punëtorët e restoranit “BESKA” për çdo ditë u dërgojnë nga 300 shujta të ngrohta. Sipas Besim Shkrelit, varësisht nga kërkesat e përgjegjësve të këtij kampi, numri i shujtave edhe mund të dyfishohet. “Sikur vēllau vēllaut, jemi nĕ shĕrbim të vəllezërve tanë nga Shqipëria, të traumatizuar nga kjo fatkeqësi natyrore”, shprehet Besimi.
Të shtojme se ka shumë dekada, që familja Shkreli, është e njohur jo vetēm nē Prizren, për vullnetin dhe humanizmin e dëshmuar nĕ lëminë e sportit, kulturës, etj. Osman Goranci/InLajmi